Foto/ Rama publikon fotoalbumin nga takimet në Lushnjë

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/-Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga ndalesa e tij në qytetin e Lushnjës, në kuadër të takimeve “Bashkia që Duam”.

Kryeministri  fillimisht ka zhvilluar një takim të hapur me qytetarët, më pas ka vizituar disa biznese fermerësh për të vijuar edhe me inspektimet e kryera në qendrën shëndetësore të rikonstruktuar falë programit të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe vizitën e kryer tek shkolla “Kongresi i Lushnjës”.

Në takimet e tij, ai ka qene i shoqëruar nga zv/kryeministri Erion Braçe, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu si dhe deputetë të zonës.

“PËR LUSHNJËN QË DUAM – Fotoalbumi i aktiviteteve gjatë ndalesës në Lushnjë në kuadër të ciklit “Bashkia që Duam””, shprehet Kryeministri, ku sjell pamje nga takimet e kryera në Lushnjë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.