FOTO/ Nxënësit njihen me mozaikët dhe asetet e trashëgimisë në muze

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ – Shkolla ”Marie Kaçulini” e Durrësit iu bashkua programit të ri të edukimit përmes trashëgimisë kulturore.

Një grup i përzgjedhur fëmijësh nga kjo shkollë, të drejtuar nga mësueset e tyre të trashëgimisë dhe edukimit artistik morën pjesë në një prezantim të trashëgimisë sonë në mozaikë në mjediset e Muzeut Arkeologjik të qytetit.

Gjithashtu atyre iu demostruan mënyrat se si punohet me mozaikë, që nga teknikat e lashta deri në ato të ditëve tona. Fëmijët morën orientimet se si të përdorin mjete të ndryshme kreative në realizimit e veprave në këtë gjini të bukur arti.

Fëmijët janë tashmë gati për të kaluar në fazën e dytë të projektit, ku ata vetë do të shprehen me mozaikë, duke marrë nxitje nga trashëgimia jonë kulturore. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.