BM – Parlamenti mbështet zgjatjen e Brexit

LONDËR, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Deputetët britanikë mbështetën amendamentin e kryeministres Theresa May që mundëson votimin mbi një Brexit pa marrëveshje dhe mbi zgjatjen e negociatave me BE-në nëse parlamentarët e kundërshtojnë marrëveshjen e arritur.

Dhoma kryesore e Parlamentit, ajo e Komuneve, miratoi amendamentin e qeverisë konservatore të May me 502 vota kundër 20.

Amendamenti mbështet propozimin e May për të shtyrë datën e Brexit nëse kundërshtohet marrëveshja që ajo kërkon aktualisht me Brukselin mbi largimin e BM-së, si dhe një dalje pa marrëveshje. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.