Bashkëpunim mes institucioneve shtetërore për respektimin e të drejtave të njeriut

TIRANË, 27 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Roli bashkërendues i Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe institucioneve të pavarura, ishte në fokus të tryezës së rrumbullakët të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët të drejtuesve të Institucioneve të Pavarura organizuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Roli bashkërendues i Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me institucionet e pavarura, Kuvendin e Shqipërisë dhe ekzekutivin, synon të forcojë impaktin e institucioneve dhe ndjekjen e zbatueshmërisë së rekomandimeve, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues.

Komisioneri Gajda, vlerësoi takimin koordinues si një provë angazhimi për të garantuar të drejtat e Njeriut, në të gjitha aspektet. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.