SOFT NEWS – ”Despacito” thyen rekord në YouTube

UASHINGTON, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Kënga “Despacito” e portorikanit Luis Fonsi po thyen një tjetër rekord në YouTube duke tejkaluar 6 miliardë shikime dhe duke u shndërruar në videon më të shikuar në rrjetin social.

Klipi i cili doli në janar të 2017 mban gjithashtu rekordin e videos që brenda një periudhe shumë të shkurtë arriti 2 miliardë shikimi në (155 ditë), 3 miliardë (në 204 ditë) më pas 4 miliardë (272 ditë).

Hiti i Luis Fonsi u rendit madje edhe përpara videove të tjera të suksesshme në YouTube, duke mbledhur rreth 2 miliardë shikime shtese sesa konkurrenti i tij,  “Shape of you” i Ed Sheeran (4,09 miliardë shikime).

Rekordin e mëparshëm për numrin e lartë të klikimeve në You Tube e mban këngëtari koreano-jugor Psy dhe hiti “Gangnam Style”, i cili ishte i pari që kaloi pragun e 2 miliardë shikimeve, dhe  sot renditet në vendin e pestë të klasifikimit me 3,3 miliardë klikime./ /v.b/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.