Shërbimi Social në Shkodër, pas verifikimit automatik nis shqyrtimi i të dhënave

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ – Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Shkodër, në dhjetë ditëshin e fundit të çdo muaji punon për marrjen e vendimit të NE (ndihma ekonomike) për 5 bashkitë e Qarkut Shkodër.

Kështu, ditën e djeshme përfundoi vendimmarrja e bashkisë së fundit (Vau i Dejës) të qarkut Shkodër. Pas përfundimit të verifikimit automatik, do të vijohet me procesin e rëndësishëm të verifikimit të të dhënave nga kryqëzimi e këtyre sistemeve.

Në verifikimin manual përfshihen: Inspektoriati i Punës, seksionet pranë bashkive Zyra Vendore e Pasurive të paluajtshme, Drejtoria e Burgjeve dhe Gjykata.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.