Protesta e opozitës, Braçe: Popull doni, popull do keni

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Ndërsa opozita po proteston para Kuvendit, zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar duke publikuar edhe disa foto nga aktiviteti “Bashkia që Duam”, në Lushnjë.

“Popull doni, popull do keni”, deklaron Braçe duke shprehur respekt për çdo punëtor që refuzon dhunën.

“POPULL DONI, POPULL DO KENI. Respekt pafund për çdo lushnjar të thjeshtë, punëtor dhe i ndershëm që refuzon dhunën dhe destabilitetin. Paqe, Besim, Punë e Mirëqenie për çdokënd në këtë vend”, deklaron Braçe. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.