Operacioni me partnerët italianë, Lleshaj: Dëshmi e besimit maksimal ndaj Policisë

TIRANË, 26 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/ – Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përgëzuar punën e realizuar nga Policia e Shtetit, që në bashkëpunim me partnerët italianë, shkatërruan një grup kriminal që trafikonin kokainë nga Holanda drejt Italisë.

Ministri Lleshaj theksoi se ky operacion është një dëshmi se motivimi i Policisë së Shtetit është i lartë dhe se besimi i partnerëve është maksimal.

“Tjetër goditje e rëndësishme e Policisë së Shtetit dhe partnerëve italiane kundër krimit të organizuar. Kjo është një tjetër dëshmi se motivimi i PSH është i lartë dhe se besimi i partnerëve është maksimal. Mirënjohje dhe mbështetje për Policinë tonë dhe partnerët tanë”, thekson Lleshaj.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.