Mjekët e rinj flasin për procesin transparent të punësimit

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ – Dymbëdhjetë profesionistët e shëndetësisë u punësuan në qendrat e kujdesit parësor nga veriu, në jug të vendit.

Punësimi i 12 mjekëve u krye menjëherë pas 54 mjekëve të përgjithshëm, të cilët u shpallën fitues dhe iu bashkuan ekipit të shëndetësisë pak ditë më parë.

Një nga mjeket e punësuara tha se “procesi ka qenë transparent. “Unë do punoj në qendrën shëndetësore numër 4. Realisht mu duk shumë transparente procedura”.

Një tjetër mjeke shprehet se “kam bërë aplikimin për vendin vakant si mjeke e përgjithshme në qytetin e Elbasanit dhe kam fituar duke u zgjedhur e para”.

Një tjetër mjeke “aplikova në qendre shëndetësore nr. 5 dhe në fakt fitova këtu dhe shyqyr te jap maksimumin në një qendër të re”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për një mënyrë të re të marrëdhënies pacient-mjek. Sfida juaj nuk mbaron me kaq, por këtu fillon. Etika dhe komunikimi të prevalojnë në punën e personelit shëndetësor në vend. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.