Kuvendi miraton strukturat e reja të KLGJ-së dhe KLP-së

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ – Kuvendi i Shqipërisë ka votuar strukturat e reja të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë me 72 vota pro dhe asnjë kundër.

Personeli i KLP do të përbëhet nga 65 persona, ndërsa për KLGJ numri i personelit do të jetë 125.

Votimi i deputetëve të mazhorancës u bë në një pasdite tejet të tensionuar për shkak të dhunës së opozitës në protestën e saj jashtë Parlamentit.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.