IZRAEL – Një ish-ministër dënohet me 11 vite burg për spiunazh

JERUZALEM, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Një ish-ministër izraelit u dënua sot me 11 vite burg, pasi u shpall fajtor për spiunazh në favor të Iranit, armik i betuar i shtetit hebre, njoftoi prokurorja Geoula Cohen në përfundim të seancës dëgjimore me dyer të mbyllura.

Gonen Segev, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës mes viteve 1995-1996 u akuzua se i kishte dhënë Iranit mes periudhës 2012 dhe qershorit 2018, në kohën kur jetonte në Nigeri, informacione mbi vendndodhjen e zonave të ndjeshme izraelite si dhe emrat e disa zyrtarëve.

Gonen Segev, i pranishëm në seancën dëgjimore u dënua pasi u shpall fajtor në bazë të një marrëveshje paraprake të arritur ndërmjet palës së mbrojtjes dhe akuzës./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.