Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon pafajësi, vendimi jepet nesër

TIRANË, 26 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/- Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri ka kërkuar të martën pafajësinë në gjykatë.

Gjatë seancës së zhvilluar sot te Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, ish-gjyqtari Miri kërkoi shfuqizimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e shkallës së parë, që e dënoi ish gjyqtarin e Apelit me 2 vjet e 6 muaj burg, duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit.

Trupa e gjyqtarëve pasi ka dëgjuar argumentat e avokatëve të ish-gjyqtarit Miri ka deklaruar se vendimi do final do të jepet nesër në orën 13:00.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur ngaProkuroria nën akuzën e korrupsionit, pasi dyshohet se ka përfituar shumën prej 30 mijë eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.