GJENEVE – OKB i vlerëson në 4,3 miliardë dollarë ndihmat për Jemenin

GJENEVË, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – OKB i ka vlerësuar në 4,3 miliardë dollarë financimet për programet e ndihmës humanitare në Jemen për vitin 2019.

“Jemeni mbetet kriza më serioze humanitare në botë”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duke hapur konferencën e tretë të vendeve donatore në Jemen, të promovuar nga Zvicra, Suedia dhe OKB.

“Një konferencë e tretë nuk është kurrë një gjë e mirë dhe ne të gjithë nuk do të donim të ishim këtu”, tha sekretari i përgjithshëm.

”Vitin e kaluar kemi akorduar 2,6 miliardë dollarë, të barabartë me 83% të asaj që kërkohej, por konflikti në Jemen vazhdon dhe 24 milionë njerëz, baraz me 80% të popullsisë, kanë nevojë për ndihma humanitare dhe mbrojtje. Midis këtyre, dy milionë vajza, djem, gra dhe burra kanë nevojë për ndihmë shpëtimi dhe gati 10 milionë janë vetëm një hap larg urisë”, tha Guterres./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.