FOTO/ Mirëmbajtje dhe përkujdesje në kalanë e Krujës

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ – Përgatitjet për sezonin e ri turistik kanë nisur në atraksionet kryesore që ka vendi ynë duke bërë mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre.

Së fundmi, është bërë një proces pune e bashkëpunimi për pastrimin e vegjetacionit dhe mirëmbajtjen e zonës së mbrojtur të qytetit të Krujës, e iniciuar nga DRKK Durrës dhe e mbështetur nga bashkia e Krujës.

Specialistët e mirëmbajtjes kanë bërë një punë serioze dhe me efektivitet për përmbushjen e qëllimit të përbashkët, mirëmbajtjen e qytetit historik e turistik siç është Kruja dhe kalaja e saj si një ndër vendet më të vizituara gjatë gjithë vitit nga turistë të huaj dhe vendas. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.