Vorë/ Udhëtonte me armë vete, në pranga 21-vjeçari

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/- Policia e Tiranës ka ndaluar një 21-vjeçar që po udhëtonte me armë zjarri me vete.

“Shërbimet e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin: R. K., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Në rrugën “Aeroporti i Rinasit – Qafë-Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë”, lexohet në njoftimin e Policisë.

“Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal”, vijon njoftimi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.