Ulja në 6% e TVSH-së, lehtësi për operatorët e turistikë dhe hotelerinë

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – Ulja e TVSH-së në 6% do të krijojë lehtësi për operatorët turistik dhe biznesin e hotelerisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi shprehet se “vlerë e shtuar ishte edhe takimi me operatorë turistikë dhe përfaqësues të biznesit të hotelerisë. Ulja e TVSH-së në 6% është një lehtësi e madhe për këtë sektor, por mbetet ende shumë për t’u bërë. Turizmi në Gjirokastër ka njohur rritje të jashtëzakonshme këto 5 vitet e fundit. Potencialet janë ende të pashfrytëzuara. Lajm i mirë është se po punohet për një program të veçantë për Gjirokastrën dhe Beratin, njësoj siç ka një program të veçantë për “100 Fshatrat” apo për të mbështetur agroturizmin”, tha ministri Çuçi.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.