Simeone dhe Allegri nën hetim nga UEFA

TIRANË, 25 shkurt/ATSH-A.Fortuzi/ – Federata Europiane e Futbollit ka nisur një hetim në drejtim të teknikut të “Atletiko Madrid”, Diego Simeone dhe për teknikun Massimiliano Allegri të “Juventusit”.

Sipas njoftimit të UEFA-s, mësohet se hetimi ka nisur lidhur me dy episode që kanë ndodhur gjatë sfidës “Atletiko Madrid”-“Juventus”, të luajtur në kryeqytetin spanjoll në stadiumin “Wanda Metropolitana” më datë 20 shkurt, në kuadër të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve.

Lidhur me Simeonen, sipas UEFA, po hetohet gjesti festiv pas golit të parë të bardhekuqve ndaj bardhezinjëve, një festim aspak etik. Ndërkohë lidhur me Allegrin, hetimi është bazuar në vonesën që “Juventusi” pati për të hyrë në fushë në fillim të pjesës së dytë, çka është vlerësuar apo dyshohet si e dyshimtë nga UEFA.

“Juventusi” humbi 2-0 ndeshjen e parë dhe pritet një sfidë emocionuese në ndeshjen e kthimit, që do luhet në fillim të marsit. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.