SHËNDETËSI – Rreziku nga obeziteti i dukshëm që 10 vjeç

NJU JORK, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shkalla e rrezikut për t’u bërë obez tashmë mund të dallohet që prej moshës 10 vjeçare, sipas një studimi të publikuar në ”Metabolism Clinical and Experimental ”, shkruan gazeta italiane ‘’Il Giornale’’.

Kërkimi u krye nga studiuesit e Universitetit të Pizës dhe Instituti Kombëtar të Diabetit në Maryland të SHBA, ku u ekzaminuan 181 fëmijë amerikanë, meshkuj dhe femra, pikërisht për shkak të shkallës së lartë të obezitetit që në fëmijëri.

Studimi ka dalë me konkluzionin se fëmijët më në rrezik janë ata që kanë një metabolizëm të reduktuar të shkaktuar nga një predispozite gjenetike.

Ata kanë, pra, gjenotip metabolik.

Verifikimi sa më shpejt që të jetë e mundur i kësaj predispozitë është thelbësore, pasi është një prioritet për të parandaluar fillimin e mbipeshes dhe obezitetit në moshën e rritur, me të gjitha ndërlikimet që sjell ky kusht, të tilla si diabeti apo rreziqet kardiovaskulare./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.