Kosova, javë me temperatura nga -7 deri 9 gradë

PRISHTINË, 25 shkurt /ATSH/ – Në Kosovë, fillimi i kësaj jave do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta dëbore, më të theksuara në viset malore.

Do të ketë edhe rreze dielli në disa pjesë të vendit, por temperaturat e ulëta do të mbesin edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.

Sot, temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 0-3 gradë.

Dita e marte do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë Celsius.

Më tej, ditët vijuese të javës do të shoqërohen me vranësira pak sa më të dendura, të cilat gjatë ditës, në pjesën dërmuese të territorit do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi që Kosova ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte, kur pritet të regjistrohen temperaturat maksimale të kësaj jave.

Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin nga -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 3-9 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 metra në sekondë, parashikon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat sot në 8 qytete të Kosovës:

 

25.02.2019

Temp. Min 0C

Temp. Max 0C

Prishtinë

-7

1

Pejë

-6

0

Prizren

-4

2

Podujevë

-6

0

Ferizaj

-7

1

Gjilan

-4

2

Gjakovë

-3

3

Mitrovicë

-6

2

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.