Haradinaj: Në dialogun me Serbinë, të përfshihet edhe tema për të pagjeturit

PRISHTINË, 25 shkurt /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj, takoi përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ku në këtë takim tha se në dialogun final me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit, që sipas tij, janë 1647 persona.

Ndërsa, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit tha se është kërkesë e të pagjeturve që mos t’ju ndalen pensionet e pleqërisë.

Ndryshe, mbledhja me përfaqësues të familjeve të të pagjeturve pas fjalimit të kryeministrit është duke u zhvilluar pa media. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.