EGJIPT – Tusk: Një afat shtesë për Brexit një zgjidhje racionale

KAJRO, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u shpreh sot se një afat shtesë për Brexit, përtej datës së paracaktuar të 29 marsit, do të ishte një zgjidhje e arsyeshme për Londrën.

”Unë mendoj, nisur nga situata në të cilën ndodhemi, një afat shtesë do të ishte një zgjidhje e arsyeshme”, pohoi Tusk, gjatë një konference shtypi në Sharm el-Sheik (Egjipt), në samitin e parë të krerëve të shteteve të Ligës Arabe dhe të Bashkimit Europian.

”Kryeministrja britanike, Theresa May vijon ende të besojë se mund të shmangë këtë skenar’’, shtoi ai.

May, e cila shtyu të dielën deri më 12 mars votimin e deputetëve britanikë për marrëveshjen e Brexit, kërkon të marrë më shumë kohë në përpjekje për të rinegociuar tekstin me Brukselin përpara datës së caktuar aktualisht atë të 29 marsit./ /v.b/ A.JOR.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.