”Bloomberg”: Shqipëria ngjit shtatë shkallë në Indeksin e Shëndetit

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – Në raportin e fundit të agjencisë ”Bloomberg” për Indeksin e Shëndetit në botë, Shqipëria ngjit shtatë shkallë në renditje duke u klasifikuar e 43-ta.

Në këtë klasifikim ”Bloomberg” ka marrë në analizë 169 vende.

Për t’u theksuar është fakti se për herë të parë katër vende europiane, Islanda, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia i shtohen listës së 10 vendeve të para, ku renditen Spanja, Italia, Islanda, Japonia, Zvicra, Suedia, Australia, Singapori, Norvegjia dhe Izraeli.

Në rajon, malazezët në vendin e 41-të dhe sipas kësaj renditjeje konsiderohen më të shëndetshmit në Ballkan. Boshnjakët janë në vendin e 42-të, Serbia e 55-ta dhe Maqedonia e 56-ta.

Klasifikimi u përqëndrua në 169 ekonomitë botërore duke marë parasysh të gjithë faktorët që kontribuojnë në shëndetin e njeriut nga ushqimet dhe zakonet e të ngrënit, por gjithashtu edhe jetëgjatësia, rreziqet që lidhen me pirjen e duhanit ose obezitetin si dhe ajrin dhe ndotjen e ujit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.