Ambasadori i Norvegjisë: Opozita duhet të jetë në Parlament

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ – Apelit dhe shqetësimit të faktorit ndërkombëtar për aktin e dorëzimit të mandatit nga deputetë të opozitës, i është shtuar edhe ambasadori i Norvegjisë, Strand Sjaastand.

I shqetësuar për veprimin e deputetëve të opozitës, ambasadori norvegjez në një intervistë për “Ora News” ka dënuar veprimin e dorëzimit të mandateve. Ai kërkon që politika të gjejë një zgjidhje para qershorit, kohë kur jepet vendimi për negociatat, por që zhvillohen dhe zgjedhjet vendore në Shqipëri.

“Opozita duhet të jetë në parlament. Mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut. Politika duhet të gjejë zgjidhje para qershorit”, u shpreh ambasadori i Norvegjisë, Strand Sjaastad.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.