Volejboll meshkuj – Shkëputet “Erzeni”, vijon surpriza “Skënderbeu”

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/- Skuadra kampione e “Erzenit” e drejtuar nga tekniku Arben Sako, ka fituar me vështirësi ndaj “Tiranës”, duke u shkëputur në krye me +5 pikë nga ndjekësit e vendit të dytë “Vllaznia”.

Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar në volejboll për meshkuj, ishte një përplasje emocionuese, ku bardheblutë rezistuan me dinjitet deri në fund. Po ashtu, në javën e 13-të, “Studenti” arriti një fitore të lehtë ndaj “Teutës” së vendit të fundit me rezultatin 3-0 në “Asllan Rusi”. Fitore të lehtë me shifrat 3-0 korri edhe “Partizani”, që në “Asllan Rusi” mposhti 3-0 “Elbasanin”. Surpriza e sezonit, “Skënderbeu” mundi “Farka Volley” me rezultatin 3-0 në Korçë.

Volejboll – Meshkuj, java e 13-të (23 shkurt)
Studenti – Teuta, 3-0 (25-21, 25-12, 25-15)
Skënderbeu – Farka Volley, 3-0 (25-22, 25-18, 25-18)
Erzeni – Tirana, 3-2 (25-22, 21-25, 25-11, 21-25, 16-14)
Partizani – Elbasani, 3-0 (25-11, 25-14, 25-11)
Vllaznia (pushim)
Renditja: Erzeni 33 pikë (11/1), Vllaznia 28 pikë (10/1), Tirana 27 pikë (9/3), Skënderbeu 25 pikë (8/4), Partizani 16 pikë (5/6), Studenti 15 pikë (5/7), Farka Volley 8 pikë (3/8), Elbasani 4 pikë (1/11), Teuta 11 pikë (0/11).

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.