Kosovë-Sot reshje dëbore, temperaturat zbresin deri -6 gradë

PRISHTINË, 23 Shkurt /ATSH/.-Në Kosovë, pas ditëve me mot pranveror, janë rikthyer reshjet e dëborës, nga e cila kryeqyteti sot nga orët e natës e mëngjesi po mbulohet bardh.

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që në Prishtinë  sot temperaturat minimale zbresin në -6 gradë celcius, në krahasim me dje kur ishte zero.

Temperaturat minimale -6 gradë zbresin edhe në Mitrovicë, Podujevë e Ferizaj, -5 në Gjilan dhe -4 në Pejë, Prizren e Gjakovë.

Sipas parashikimit, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, shpejtësia në disa vende në Dukagjin mund të arrijë deri në 15 metra në sekondë, ndërsa në rrafshin e Kosovës deri 12./b.j/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.