Haradinaj: Shantazhit të Beogradit po i vjen fundi

PRISHTINË, 23 shkurt /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj ka thënë se aplikimi i rreth 40 serbëve për t’u bërë ushtarë të Kosovës dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të serbëve të Kosovës nga Beogradi po i vjen fundi.

I pari i qeverisë, mes tjerash tha se kjo është shenjë e qartë e integrimit dhe mirëbesimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe tregon se ka vullnet të bashkëqytetarëve serbë që  të integrohen në strukturat e Kosovës së 17 shkurtit.

“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, tha Haradinaj. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.