Samiti i Dytë i Diasporës, mundësi për krijimin e urave të bashkëpunimit

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ – Samiti i Dytë i Diasporës që do të mbahet në Tiranë nga 28 shkurti deri në 2 mars 2019 dhe do të jetë një mundësi për të krijuar ura lidhjeje bashkëpunimi me Diasporën shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa pamje nga disa prej vendeve më të bukura të vendit tonë, duke shkruar: “TAKEN by Albania. Samiti i Dytë i Diasporës është në prag. Forca Shqipëria”.

Në Samiti e dytë të Diasporës do të jenë 4 panele specifike për fushat kryesore të interesit të pjesëmarrësve për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Panele specifike do të jenë të organizuar drejt temave kryesore të këtyre diskutimeve dhe fokusi në këto panele është gjithmonë tek marrja e informacionit tek diskutimi edhe tek dëgjimi i sugjerimeve të diasporës.

Panelet do të diskutojnë çështje të ndryshme por që kanë interes të veçantë për shqiptarët në diasporë, që nga e drejta e votës për ata që e kanë akoma shtetësinë shqiptare, deri tek zhvillimi bashkëpunimi ekonomik dhe remitancat në lidhje me ata të cilët kanë interes për të bashkëpunuar dhe ndihmuar zhvillimin e vendit.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.