Rama: Do të rindërtojmë Pallatin e Sportit në Gjirokastër

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ – Pallati i Sportit në Gjirokastër do të rindërtohet.

Në takimin me banorët e Gjirokastrës, në vijim të turit kombëtar “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama tha se “do e bëjmë këtë pallat ashtu siç e meriton Gjirokastra dhe po ashtu me siguri do bëjmë shumë e shumë gjëra të tjera, por ato janë kur të vijë fushata”.

“Por sot nuk jemi në fushatë, sot jemi për t’u thënë gjithë gjirokastritëve, të gjithë banorëve të qarkut, atyre që janë në qark apo janë në emigracion, se ne do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi dhe ta bëjmë me gjithë pasionin dhe gjithë vullnetin tonë”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “do të bëjmë shumë më tepër se tani për Gjirokastrën, Tepelenën, Libohovën, Këlcyrën, Përmetin, Memaliajn dhe Dropullin”./k.s/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.