POLONI – Varshava i bashkohet boshtit Paris-Berlin në zhvillimin e baterive elektrike

VARSHAVË, 22 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire njoftoi sot në Varshavë se Polonia do t’i bashkohet Francës dhe Gjermanisë në një aleancë europiane që synon të zhvillojë prodhimin e baterive elektrike.

Kjo iniciativë hyn në një përpjekje të gjerë për të krijuar një strategji të re europiane për një industri të fuqishme, të pavarur, autonome, mes Kinës dhe SHBA-së”, shpjegoi ai gjatë një konference për shtyp bashkë me ministren polake të Sipërmarrjes dhe Teknologjisë, Jadwiga Emilewicz.

Ai theksoi rëndësisnë që Franca i jep përforcimit të bashkëpunimit ekonomike, financiar dhe teknologjik me Poloninë.

Në kontekstin e Brexit, Polonia po bëhet një komb strategjik për të ardhmen e prodhimit europian. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.