“Osumi”, i sapofederuar luan ndeshjen e parë në Kamëz

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ – Pas disa vite angazhimi, disa ditë më parë janë federuar  zyrtarisht sportistët e FK “Osumi” për kampionatin kombëtar shqiptar të futbollit ndërsa sot po luhet ndeshja e parë.

Ndeshja e parë e kampionatit po luhet në Kamëz, te kompleksi i kombëtares. Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë Ura Vajgurore, Juliana Memaj ka kërkuar mbështetje për ekipin e qytetit.

Bashkia Ura Vajgurore ka bërë të ditur për ATSH-në se ky projekti ka nisur në 2016-ën duke bërë përgatitjet e para me të gjitha grupmoshat.

 

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.