Europa Ligë, përcaktohen çiftet e 1/8-ve

TIRANË. 22 shkurt/ATSH/- Federata Europiane e Futbollit ka hedhur të premten në mesditë shortin për 1/8-at e Europa Ligës. Shorti u hodh në Nyon, sfidat që spikasin janë padyshim ato mes, “Chelsea”-“Dinamo Kiev” dhe “Napoli”-“Salzburg”.

Shorti ka qenë dashamirës me “Valencian”, spanjollët do të kenë përballë “Krasnodarin”.  “Sevilla”, skuadra tjetër spanjolle do ndeshet me çekët e “Slavia Prague”, ndërsa “Villareal” me “Zenit St Petersburg”.

Sfidat e tjera janë, “Arsenal”-“Rennes”, “Eintracht Frankfurt”-“Inter”, “Dinamo Zagreb”-“Benfika”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.