56 leje dhe licenca rikategorizohen dhe eliminohen këtë vit

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/- Qeveria lehtëson barrën rregullatore në mbështetje të biznesit duke rikategorizuar dhe hequr 56 leje dhe licenca.

Në kuadër të Programit të Reformave Ekonomike 2019-2021, qeveria gjatë këtij viti,  lehtëson barrën rregullatore në mbështetje të biznesit, duke reduktuar rikategorizuar dhe eleminuar 56 leje dhe licenca.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, bën të ditur se rreth 35 leje, licenca dhe autorizime do të rikategorizohen, ndërsa 21 leje do të përfshihen në proces eliminimi ose ndryshimesh ligjore.

Përgjatë tre viteve 47 leje dhe licenca do të jepen online. Po nga ana tjetër një numër i madhe lejesh dhe autorizimesh do të liberalizohen duke ju kaluar universiteteve, dhomave të tregtisë dhe instituteve.

Këto reforma ulin kostot për biznesin dhe përmirësojnë klimën e biznesit si dhe rrisin standardet në shërbimet e administratës ndaj qytetarëve dhe biznesit. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.