Urë-Vajgurore/ 7-vjeçari feston ditëlindjen, i dhuron qytetit 3 pemë

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ – Noeni iu bashkua nismës “Krijo oksigjenin tënd” duke mbjellë 3 pemët e tij të para, me rastin e ditëlindjes së tij.

Kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj vlerësoi Noenin i cili i bëri dhuratë të bukur qytetit me rastin e ditëlindjes së tij. Atë e shoqëruan shoqet dhe shokët e klasës.

“Noeni iu bashkua nismës ‘krijoO2tënd’, tek mbrojtja lumore dhe mbolli 3 pemët e tij të para. Atë e shoqëruan shoqet dhe shokët e klasës. Faleminderit për këtë dhuratë të bukur që i bërë qytetit”, thotë Memaj.

Fushata “Krijo oksigjenin tënd” vjen në zbatim të dokumentit politik të qeverisë, ku deri në vitin 2020, Shqipëria duhet të jetë e pastër dhe duhet të mbjellin 20 milionë e 200 mijë pemë.

Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë disa masa konkrete duke bërë aktivitete sensibilizuese për mirëmbajtjen e mjedisit në zonat me potenciale turistike. “Krijo oksigjenin tënd” është fushata më e re që Ministria e Mjedisit ka iniciuar së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ku në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi të mbjellin sa më shumë pemë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.