Rama deklaratë për mediet në 18:45

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ – Pas zhvillimeve të fundit politike ku disa prej deputetëve të opozitës kanë dorëzuar mandat e tyre, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një deklaratë për mediet në orën 18:45.

“Në 18:45 do t’u drejtohem qytetarëve në një komunikim të drejtpërdrejtë. Faleminderit paraprakisht të gjithë atyre që do ta ndjekin. Kush s’do mundet dhe dëshiron ta ndjekë, do ta ketë të plotë në ERTV”, shprehet Rama.

Ky do të jetë edhe reagimi i parë i Kryeministrit Rama pas dorëzimit të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.