Lezhë, 85 vende të lira pune

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ – Drejtoria Rajonale e Punësimit në Lezhë ka shpallur 85 vende të lira pune.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka bërë të ditur se punëkërkuesit e papunë mund të aplikojnë në Zyrën e Punës në Lezhë për t’u punësuar pranë bizneseve të ndryshme.

Ndër profesionet që kërkohen më së shumti janë: Inxhinier elektrik, farmacist
ekonomist, agjent shitjeje, asistent llogaritar, operator rrjeti, kuzhinier në restorant, arkëtar etj. /z.t/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.