Jagland: Opozita nuk duhet të braktisë parlamentin

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ “Opozita shqiptare nuk duhet të braktisë parlamentin”, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, ndërsa bëri thirrje që “të gjitha palët të përmbahen nga retorika e dhunshme dhe dhuna në rrugë”.

Duke shprehur shqetësimin për vendimin e opozitës për t’u tërhequr nga Parlamenti, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, tha se “në një demokraci legjislativi është shkalla e parë ku çështjet politike që prekin të gjithë vendin duhet të debatohen dhe ku duhet të kërkohen zgjidhjet”.

Jagland iu referua protestës së sotme në Tiranë ku bëri thirrje që “e drejta e tubimit dhe e demonstrimit duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.