FOTO/ Ballkonit të Bunës i shtohen dhjetëra fidanë

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ – Hapësirat e gjelbra në vendin tonë po shtohen kudo për ta shndërruar Shqipërinë në një vend turistik dhe ambientalist.

Nisma e ndërmarrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ”Krijo oksigjenin tënd” kudo në Shqipëri po aktivizon nxënës dhe qytetar duke mbjell pemë dhe duke krijuar oksigjenin e tyre.

”Krijo oksigjenin tënd” këtë herë kësaj nisme iu bashkuan nxënës dhe qytetarë shkodranë të cilët i dhuruan oksigjen ballkonit të Bunës, duke mbjellë pemë të ndryshme.

Mbi këtë nisëm ministri i Turizmit dhe Mjedist Blendi Klosi është shprehur, ”nxënësit e shkollave gjithnjë e më aktiv për të krijuar oksigjenin e tyre! Bashkë me të rinjtë vullnetarë të Eko Mendje, në Shkodër, ata mbollën dhjetëra fidanë, pishë të egër në ballkonin e Bunës. Mbrojmë natyrën, mbjellim pemë për jetë më të mirë”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.