Bashki-polici-komunitet, fuqizim mekanizmave të referimit të dhunës

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ – Fuqizimi i partneritetit mes bashkisë, Policisë dhe komunitetit po shihet me prioritet për pushtetin lokal.

Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Alma Tandili ishte pjesë në takimin “Fuqizimi i partneritetit Bashki-Polici-Komunitet për të luftuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore” organizuar në bashkinë Kamëz.

Forcimi i bashkëpunimit të strukturave të mbrojtjes së fëmijëve në identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e çdo rasti në risk, si dhe marrja e përgjegjësive ligjore ishte mesazhi i përcjellë nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.