Siguria ushqimore/ Shqipëria e angazhuar për këtë kapitull të negociatave

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/- Në Bruksel vijon takimi shpjegues mbi Kapitullin 12 të Acquis për ‘Sigurinë Ushqimore, Veterinarinë dhe Politikat Fitosanitare’.

Ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që po merr pjesë në këtë takim kryesohet nga zv.ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi dhe ekspertë të linjës.

Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht në sfidën që ka përpara për këtë kapitull të negociatave. Legjislacioni për ushqimin, për kafshët dhe shëndetin e bimëve mbetet prioritet i punës së dikasterit të Bujqësisë për të cilën po punon me seriozitet dhe përkushtim.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.