SHBA – Uashingtoni: Bashkëpunim i ngushtë me Ankaranë për zonën e sigurisë në Siri

UASHINGTON, 20 shkurt /ATSH-AA/ – Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po bashkëpunojnë në mënyrë aktive me Turqinë për krijimin e një zone të mundshme të sigurisë në veri të Sirisë.

“Jemi duke punuar në mënyrë aktive me Turqinë në këtë fushë dhe kjo është pjesë e përpjekjeve tona që të organizojmë tërheqje të sigurtë të ushtrisë amerikane nga Siria”, ka thënë zëdhënësi sekretariatit amerikan të Shtetit, Robert Palladino.

Presidenti i SHBA-së, Donlad Trump, në fund të vitit të kaluar solli një vendim të papritur për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Siria.

Turqia në mënyrë të vazhdueshme paralajmëron për rreziqet e sigurisë të cilat mund të burojnë nga tërheqja e SHBA-ve.

Palladino në mëngjes tha se Washingtoni zyrtar me seriozitet kupton shqetësimet e sigurisë të Turqisë dhe i konsideron si legjitime dhe të arsyeshme.

“Kemi marrë parasysh paralajmërimet e Turqisë dhe punojmë në koordinimin e aktiviteteve. Nuk do të zbulojmë detaje, por bisedimet janë në vijim”, tha Palladino. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.