“Inter”, shumë pranë kroatit Rakitiç

TIRANË, 20 shkurt ATSH/ – Pasi arriti të bindte Diego Godinin, që në fund të sezonit do t’i japë lamtumirën “Atletikos së Madridit”, klubi zikaltër po bën të pamundurën për të afruar në Milano një mesfushor klasi, si Rakitiç, çka do të thotë se ka rënë pista “Modric”.

Por si mund të gjendet gjuha e përbashkët? Duke përfshirë në marrëveshje bonuset, që do të kënaqnin kërkesat e “blaugranave”.

Më 10 mars Rakitic mbush 31-vjeç. Kroati ka kontratë me “Barcelonën” deri në verë të vitit 2021, me një pagë 5.5 milionë euro në sezon.

Ziklatërit i ofrojnë bashkëpunim 3-vjeçar, pra mesfushori nënkampion botë do të siguronte një kontratë të mirë deri në vitin 2022.

Takimet sekrete të Piero Ausilios dhe Beppe Marottas kanë hedhur bazat për një marrëveshje përfundimtare, që mund të mbyllet për 40 milionë euro.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.