FOTO/ Spektakli qiellor nëpër botë i superhënës më të shndritshme për 2019

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ – Hëna ishte mbrëmë në pikën më të afërt të orbitës së saj rreth Tokës. Një superhënë e shndritshme është parë dje në qiell nga të apasionuarit pas astrologjisë.

Sipas astrologëve Hëna duket nga Toka në përmasa rreth 14 për qind më e madhe sesa Hëna e plotë që shohim çdo muaj.

Të tillë, Hënën nuk do ta shohim edhe për 7 vjet të tjerë thonë astrologët, dhe pse sateliti natyror i Tokës ka rezervuar edhe në muajin mars një shfaqje të fundit, por jo kaq afër Tokës sa ç’ishte një natë më parë.

Në orën 22:07 minuta të 19 shkurtit, Hëna u gjend në distancën më të afërt me Tokën, 356.761 kilometra, e asnjëherë tjetër përgjatë të gjithë vitit 2019 nuk do të kemi një Hënë të plotë më afër nesh. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.