Ambasadori japonez në Fier: Investime në turizëm dhe bashkëpunim në kulturë

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka pritur sot Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, në vizitën e tij të parë në Fier.

Pas interesimit që diplomati i Japonisë në vendin tonë pati për resurset dhe ndikimin e Fierit në ekonominë e vendit u strukturua menjëherë mundësia e një bashkëpunimi të frytshëm që pritet të reflektohet në të ardhmen e afërt. Pikat e interesit të këtij bashkëpunimi ishin në fusha të ndryshme, si në atë ekonomike, shëndetësore, kulturore dhe mjedisore.

Prezantimi i detajuar i gjithë territorit të Fierit dhe prioritet aktuale institucionale, realizuar nga kryetari i bashkisë Subashi bënë që të shtrohen paraprakisht mundësitë e para të bashkëpunimit, duke filluar nga kultura e turizmi.

Jehona e vlerave historike dhe kulturore që mbart qyteti antik i “Apolonisë” ka shkuar deri në Japoni, fakt ky i shprehur nga ambasadori Ito dhe që do të startojë këtë bashkëpunim, i cili premton një tjetër fuqi ekonomike që i bashkohet potencialit aktual të Fierit, duke patur parasysh thithjen e investimeve japoneze. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.