Tre hapa të thjeshtë për të humbur peshë në mënyrë të shëndetshme

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ – Ka shumë metoda që të ndihmojnë për të humbur kilet e tepërta, por pa harruar se ato do të të bëjnë të ndihesh i uritur dhe i pafuqishëm gjatë gjithë ditës.

Sipas revistës së shëndetit ”Healthline” janë tre hapa efikasë që do ju ndihmojnë të nxirrni jashtë trupit kilet e tepërta, por mbi të gjitha në mënyrë të shëndetshme.

Këto janë 3 hapat e thjeshtë që do ju sjellin në format e dëshiruara:

Zvogëlimi i sasisë së sheqernave dhe karbohidrateve

Kur ta bëni këtë niveli i urisë bie dhe ju do të konsumoni shumë më pak kalori. Tashmë trupi juaj në vend që të djegë ushqimet e konsumuara do të djegë yndyrnat e ruajtura.

Konsumimi i pakët i karbohidrateve stimulon trupin në shkarkimin e ujërave të tepërta dhe të panevojshme.

Konsumoni proteina, perime dhe yndyrna të mira

Secili vakt që do të konsumoni duhet të përmbajë proteina dhe perime me pak karbohidrate.

Ushqimet që ju ndihmojnë të përfitoni proteinat janë vezët, peshku, pula dhe mishi.

Brokoli, spinaqi, lulelakra, domatet, sallata jeshile, kastraveci, lakrat janë ndër perimet që duhet t’ju shoqërojnë në ditët e pastrimit të trupit.

Ushtrohuni të paktën tre herë në javë

Nëse i përmbaheni një regjimi të shëndetshmë ushqimor do të keni mjaftueshëm energji për t’u ushtruar të paktën 3 herë në javë.

Kombinimi i ushqimit të shëndetshëm me ushtrimin sistematik do e bëjë më të lehtë rrugën tuaj drejt formave të dëshiruara. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.