SHBA – Trump: Negociatat tregtare komplekse me Pekinin po zhvillohen shumë mirë

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH-AFP/ – Negociatat e vështira tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit po zhvillohen shumë mirë, deklaroi sot president amerikan, Donald Trump.

“Mendoj se bisedimet po zhvillohen shumë mirë”, theksoi presidenti nga Shtëpia e Bardhë.

“Megjithatë këto bisedime janë shumë komplekse”, shtoi ai.

Bisedimet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, që duhet t’i japin fund luftës të taksave doganore të filluar nga Donald Trump, rifilluan sot në kryeqytetin amerikan./G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.