SHBA – 16 shtete kundërshtojnë emergjencën kombëtare për murin

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një grup prej 16 shtetesh, të udhëhequra nga Kalifornia, ka paditur administratën Trump për vendimin e tij për të deklaruar një emergjencë kombëtare me qëllimin e financimit të murit me Meksikën duke anashkaluar Kongresin.

Të 16 shtetet pretendojnë se presidenti ka shkelur qartë ndarjen e pushteteve dhe ka përdorur si pretekst një sajesë për të shpallur emergjencën.

“Me vendosjen e emergjencës nga vetë presidentit, deklarata e emergjencës nuk ishte e nevojshme”, shkruajnë këto shtete./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.