Punimet e planifikuara, kufizohet energjia elektrike në disa zona të Lushnjës

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ – Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Lushnjë, disa zona do të mbeten pa energji elektrike për disa orë.

Ditën e mërkurë (20 shkurt) gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të mbeten pa energji elektrike këto zona: ish-komuna Golem, Shegas, Allprenaj, Hajdaraj, Kasharaj, ish-komuna Dushk, Dushk, Konjat, Thanasaj, Gramsh, Zham.

Për të përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe evitimin e humbjeve në rrjet, OSHEE është duke ndërmarrë një sërë investimesh në të gjithë vendin.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.