Paul Pogba, lojtari më i mirë në Premier League

TIRANË, 19 shkurt ATSH/ – Paul Pogba që pas largimit të Jose Mourinhos në mesin e muajit dhjetor të vitit që lamë pas ka shpërthyer.

Ai u bë protagonist dje në fitoren e “Manchester United” 2-0 ndaj “Chelsea” duke ndihmuar skuadrën të kualifikohet më tej me golin e shënuar në fund të pjesës së parë.

Francezi deri më tani nën drejtimin e norvegjezit Solskjaer në 12 ndeshje ka shënuar 9 gola, një start perfekt sikur të luante rolin e një sulmuesi.

Për formën e mirë, Pogba ka marrë lëvdata edhe nga ish-legjenda e klubit Gary Neville.

“Ishte sikur të shikoje ‘Manchester Unitedin’ e vjetër. Solskjaer i bëri taktikat në mënyrë të përsosur. Dhe tani, nën drejtimin e Solskjaer, unë nuk shoh asnjë lojtar më të mirë në Premier League sesa Paul Pogba”, ka thënë Neville.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.