Mbikalimi në “Rrugën e Kombit”, IKMT aksion për shembjen e ndërtesave

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar sot një ndërhyrje për shembjen e objekteve në afërsi të Kukësit në “Rrugën e Kombit”.

Sipas IKMT-së ishin planifikuar për të prishur pesë objekte me madhësi dhe shërbime të ndryshme, në kuadër të ndërtimit të një mbikalimi në këtë pjesë të rrugës.

Nga këto, IKMT ka prishur tre objekte, ndërkohë që dy të tjera janë prishur vullnetarisht nga poseduesit.

Ndërtimi i një mbikalimi në “Rrugën e Kombit” është i domosdoshëm për banorët e fshatrave, pasi traseja e rrugës kalon përmes fshatrave, duke ndarë edhe kullotat, ujërat, tokat e çdo gjë tjetër./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.