Lezhë, punohet për ndërtimin e urës në Dajç

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Po vijon puna për ndërtimin e urës automobilistike në fshatin Mabë të Njësisë Administrative Dajç, në Lezhë, e cila do të përmirësojë qarkullimin e automjeteve në këtë zonë dhe do t’i vijë në ndihmë komunitetit.

Ky projekt financohet nga buxheti i bashkisë Lezhë dhe pritet të përfundojë brenda muajit mars.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj inspektoi sot punimet në këtë urë, ndërsa pa nga afër dhe urën mbi lumin Gjadër në fshatin Kotërr, e cila nga amortizimi ka shfaqur probleme në disa elemente të sigurisë.

Ai ju premtoi banorëve se bashkia, me një projekt të financuar prej saj do të nisë punimet shumë shpejt për zgjerimin dhe përforcimin e saj. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.